AKTIVITETE

PISA  2018

VLERESIMI I AFTESIVE PER JETEN

 

Bazuar ne modelin e provimit te  fundit te zhvilluar te Pisa-es , shkolla jone krijoi nje model online dhe realizuam keshtu  nje testim prove, duke i vene nxenesit praktikisht ne kushte pothuajse te njejta me provimin real,jo vetem ne pjesen e administrimit por edhe duke respektuar  minutazhin e percaktuar nxenesit provuan veten.

Kjo ,ne menyre qe nxenesit te familjarizohen me  formatin online,por jo vetem.

Urojme qe rezultatatet te jene ato qe presim!

Suksese nxenesve te gjimnazit “Gjergj Kastrioti” dhe gjithe nxenesve te Republikes se Shqiperise qe do jene pjese e PISA 2018!

 

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

 

PISA 2018

FullSizeRender

Qëndrim kritik

Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” si institucion arsimor që edukon qytetari e kulturë ,distancohet nga veprime që hedhin baltë mbi oragnizatorët e Maratonës Rinore ,duke reflektuar kështu mungesë qytetarie.

Ne u bëjme thirrje të gjithë nxënësve tanë ,maratonistë ose jo,të mos bëhen pjesë e “thirrjeve” të individëve të veçantë duke reflektuar mbi mesazhet që ato përcjellin.

Maratona Rinore

Nje prezantim dinjitoz i nxenesve tane ne Maratonen Rinore 2018.

Falenderime per te gjithe….

Humanizmi mbi te gjitha

Edhe kete vit si cdo vit ne pragun e festave te fundvitit,nxenesit e shkolles sone me nismen e Qeverise se Nxenesve,grumbulluan dhe shperndane ndihma per familjet ne nevoje.
Fale deshires se mire per te ndihmuar sadopak ata femije e familje ne nevoje, e per t’u dhuruar sadopak buzeqeshje edhe atyre per keto festa ,te gjithe nga pak kontribuan dhe dhuruan mbi te gjitha Dashuri

Takim me perfaqesues te PMNZH.

Ne takimin ndergjegjesues te dt. 14.12.2016  qe zhvilluan  nxenesit e klases se X B me perfaqesuesit e PMNZH-se Durres, u mundesua informimi i tyre per :1. Masat parandaluese  pert te evituar shkaqjet e renies se zjarrit, 2.Masat e pergjithshme  qe duhen ditur  ne raste te renies se zjarrit, 3. Menyren e perdorimit te fikeses se zjarrit dhe pasojat e mosveprimit te menjehershem  kunder tij. Ne mbyllje te ketij takimi u be i njohur serish  numri i sherbimit te urgjences prane PMNZH-se Durres.

Java e hapur

Java e hapur : Ne kuader te SHQK-se  shkolla jone ndermori nismen “Java e Hapur” ne ditet e para te dhjetorit  gjate te cilave prinderit  u ftuan te ndanin me nxenesit pervojat e tyre personale te jetes se tyre ne emigracion apo profesionale. Ne javen e pare te dhjetorit, duke sfiduar ditet e acarta te ketij muaji, mesuesit kujdestare ne bashkepunim me prinderit e nxenesve perkates organizuan takime te shumta. Nepermjet veprimtarive te tilla  nxenesit nuk marrin thjesht informacione te ndryshme , por edukohen me dashurine per punen/profesionin, motivimin e tyre ne jete per t’i sherbyer sa me mire njeriut dhe shoqerise.

Takim Ndergjegjesues me Policine e Shtetit

Me date 7 dhjetor 2016 ne sallen e aktiviteteve  te gjimnazit “Gj.Kastrioti”u organizua nga Drejtoria e Shkolles nje takim me perfaqesues se Drejtorise se Policise se Shtetit  qarku Durres. Takimi u realizua me pjesemarrjen e nxenesve nga e gjithe shkolla dhe te perfaqesuesve:Znj. Donika Hasa, shefe prane sektorit te dhunes ndaj te miturve dhe dhunes ne familje, psikologes se shkolles , znj.Ariola Panteqi. Qellimi kryesor i takimit ishte informimi i nxenesve per punen qe  po ben Policia e Shtetit per te luftuar fenomenin e dhunes , sidomos asaj ne familje per te parandaluar krimin . Nxenesit gjithashtu ishin aktive me pyetjet e tyre e tyre drejtuar forcave te rendit duke e shderruar takimin ne nje bashkebisedim te ngrohte e miqesor.

Vizite ne Qendren Ditore te te Moshuarve

Nje perqafim i ngrohte, nje shkembim duarsh, nje fotografi , pse jo edhe nje loje shahu apo domino do te mjaftonin te mbushnin me gezim  zemrat e te moshuarve, te gjysherve tane, te cilet shpesh ndihen te lene menjane nga pjesa tjeter e shoqerise. Kjo gje i motivoi edhe nxenesit e klases se XI-B qe me daten 2 dhjetor 2016 te  zhvillonin  nje vizite ne Qendren Ditore te te Moshuarve . Te kordinuar ne grupe, ne qender u realizuan aktivitete dhe lojera te ndryshme me te moshuarit. Djemte qendruan ne zonen e meshkujve duke biseduar dhe duke zhvilluar lojera te ndryshme si shah, domino ose me letra. Ne pjesen e femrave vajzat organizuan nje atmosfere festive me kenge dhe kercime te ndryshme dhe ne to ishin pjesemarrese dhe te moshuarit. Pas nje bisede me kordinatoren e qendres,  nxenesit u njohen me shume me problemet  dhe shqetesimet e te moshuarve  dhe moren falenderimet e tyre duke u premtuar edhe takime te tjera ne te ardhmen.

Takim informues mbi SHQK

U organizua nje takim informues me anetaret e Qeverise se Nxenesve, presidenten e shkolles Evelina Kastrati dhe gjithashtu me koordinatorin e SHQK. Takimi u zhvillua oren e pushimit ne sallen 50. Senatoret dhe anetaret e tjere u informuan nga presidentja dhe kordinatori i SHQK per funksionet konkrete te Qeverise se Nxenesve dhe te shkolles si SHQK dhe gjithashtu u bene te qarta detyrat qe secili nga ata kishte.

“Miku i monumentit “

Nje aktivitet i vecante me angazhimin dhe pjesmarrjen e nxenesve,mesuesve,prinderve ,komunitetetit…dhe turiste kureshtare…

Kampionati i lojerave me dore

Mesuesit e edukimit fizik ne Prill 2016 organizuan nje kampionat per lojerat me dore. Pjesemarres ishin nxenes nga klasa te ndryshme me pasion sportin.

Mozaik per vendet frankofone

Ne shkollen tone aplikohet sistemi bilingual francez dhe cdo mars me rastin e javes se frankofonise organzohen aktivitete te ndryshme nga bilingualet e shkolles tone. Organizatore ishin mesueset e frengjishtes Monda Pengili dhe Anjeza Gjerazi. Aktiviteti u zhvillua ne pallatin e kultures ‚‘‘Aleksander Moisiu‘‘ Durres. Ne skene aktruan, recituan, prezantuan dhe performuan nxenesit e klasave bilinguale. Te ftuar ishin prinder, mesues, drejtore te shkolles dhe perfaqesues nga Ambasada Franceze

“Romeo e Zhulieta” ne anglisht

Dramaizimi ne anglisht i tragjedise ‚‘‘Romeo e Zhulieta‘‘ Nxenes nga klasa te ndryshme dhe mesuesja e anglishtes Elona Zeqja vune ne skenen e pallatit te kultures ‘’Aleksander Moisiu’’ dramen e famshme te Shekspirit ‘’Romeo dhe Zhulieta’’. Me regji te Bora Selenices dhe aktrim te nxenesve si Iden Buka dhe Rino Alizoti shfaqja ishte nje sukses i vertete. Te ftuar ishin prinder dhe mesues por u verejt dhe interesimi i te rinjve te tjere te Durresit per te ndjekur shfaqjen.

Panairi Ushqimor

Panairi Ushqimor me gatime tradicionale shqiptare ,eshte tashme tradite ne shkollen tone. Ky aktivitet perfshin te gjitha klasat dhe nxenesit. Ne oborrin e shkolles u vendosen tavolina per secilen klase nga ku cdo nxenes kishte sjelle ushqime tradicionale nga krahina nga ata vijne. Te ftuar ishin dhe femijet e kopeshtit prane shkolles. Nxenesit dhe mesuesit provuan nje shumellojshmeri ushqimesh nga dhe ne fund u shpallen cmimet fituese per klasat me te mira.

8-Marsi

Me rastin e festave te Marsit klasa e XI-B organizoi nje takim falenderues per nenat e tyre. Ne klase ishte krijuar nje atmosfere festive, me lule e pusulla falenderuese per nenat e nxenesve ne kete dite te tyren. Pjesemarres ishin nxnesit dhe prinderit dhe u zhvilluan aktivitete dhe biseda te ndryshme me ta.

Dedikim Nenes time …

8-Marsi me prinderit te salla 50 ,me nje pjesmarrje masive

Vizite ne Qendren e Zhvillimit Rezidencial per femijet me aftesi ndryshe

Me date 29.02.2016 Ne kuader te shkolles si qender komunitare Qeveria e Nxenesve se bashku me mesuesen koordinatore Rudina Hamataj organizuan nje vizite ne Qendren e Zhvillimit Rezidencial per femijet me aftesi te kufizuara. Pas nje bisede me drejtoreshen e qendres, nxenesit kaluan te dhomat e femijeve aty ku dhe organizuan lojera dhe aktivitete te ndryshme me femijet e qendres.     (shiko  prezantimin ….   te-shohesh-me-zemer

Ne ndihme te njerezve ne nevoje

Grumbullimi dhe shperndarj e ndihmave per familjet ne nevoje Ne kuader te festave te fundvitit Qeveria e Nxenesve organizoi nje jave per mbledhjen e ndihmave per familjet ne nevoje. Mbledhja e ndihmave u organizua ne nje afat kohor nga data 21 deri me date 25. Pas mbledhjes se ndihmave, Qeveria e nxenesve mori masa per shperndarjen e kutive ne ato familje qe kishin me shume nevoje.

Stop dhunes!Aktivitete sensibilizuese.

Ne kuader te  sensibilizimit  kunder dhunes,u realizuan nje sere aktivitetesh,si :takime me prinder e biseda,takim me psikologun,takime me perfaqesues te CSDS,lojera mes klasave etj.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close